Kampioni evropian i boksit nokauton dy persona dhe gjuan me armë zjarri gjatë përleshjes në rrugë

11 months ago 34

Kampioni evropian i boksit, Nikita Ivanov plagosi katër persona jashtë një restoranti në qendër të Moskës të dielën.

Ai kishte pasur më parë probleme me ligjin, thanë autoritetet për agjencinë ruse të lajmeve, TASS.

“Personi i arrestuar për të shtëna në afërsi të një restoranti në Moskë është 37-vjeçari Nikita Ivanov, kampion i Evropës në boks”, ka thënë nj zëdhënës i policisë për TASS, duke shtuar se ky nuk është incidenti i parë në të cilin sportisti përballet me dënim me burg.

Tri vite më parë, Ivanov rrahu boksierin Basir Mirsiabov në tren. Ky i fundit u shtrua në spital në gjendje të rëndë dhe më pas Ivanov u dërgua në paraburgim nga policia.

Boksieri u arrestua edhe në vitin 2021, kur konduktori në metronë e Moskës e gjobiti me 50 euro për mosmbajtjen e maskës gjatë pandemisë me COVID-19.

Ivanov është marrë me boks që nga mosha dhjetëvjeçare. Ai fitoi disa herë medalje në kampionatin rus të boksit. Në vitin 2011 fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Boksit në Ankara dhe në vitin 2013 fitoi Kampionatin Evropian në Minsk.

Të dielën në mbrëmje, pranë restorantit në argjinaturën Sljuzovaja, gjatë një debati, Ivanov hapi zjarr me një pistoletë me gaz.

Si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të plagosur katër persona. Ivanov u ndalua menjëherë dhe policia tha për TASS se njeriu ishte i dehur në momentin e incidentit. /Telegrafi/

European boxing champion Nikita Ivanov started shooting near a restaurant in the center of Moscow (he pulls out the gun and begins shooting at the 2:17 mark)

Four people were injured, and the shooter, Ivanov, was detained.

According to RIA Novosti, the shooting occurred in the… pic.twitter.com/Z3VacMkUBB

— OSINTNic (@OSINTNic) November 5, 2023

Read Entire Article