Kampioni i Italisë fillon kontaktet për transferimin e Ardian Ismajlit

6 months ago 7

Corriere dello Sport shkruan se Ardjan Ismajli mund të kalojë te Napoli në afatin kalimtar të janarit, me menaxherin e shqiptarit që ka pasur kontakte me klubin e njohur italian.

Nuk është sekret që Napoli është në kërkim të një mbrojtësi në afatin kalimtar të janarit, me drejtorin sportiv Mauro Meluso, që ka filluar kontaktet.

Emri i parë i kontaktuar është Ardian Ismajli, në emër që e njeh nga afër Meluso, pasi e kishte afruar nga Hajduk Split te Spezia sa ishte aty drejtor.

Sipas Corriere dello Sport, tashmë ka pasur kontakte me agjentin e Ismajlit, Serxhio Mezin.

Madje aty shtohet se kontaktet kane qenë që të mbyllin marrëveshjen sa më shpejtë.

27-vjeçari llogaritet mbrojtës shumë i rëndësishëm te Shqipëria ku ka edhe 35 paraqitje deri më tani.

Nëse bashkohet me Napolin, ai për bashkëlojtar do ta ketë kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin. /Telegrafi/

Read Entire Article