Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit:
-E. L., 33 vjeç, banues në Korçë, pas kallëzimit nga bashkëshortja e tij (e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe në proces divorci) se 33-vjeçari, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e ka ndjekur dhe e ka shqetësuar;
-A. D., 57 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe ka kanosur me armë të ftohtë (thikë), bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 47 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar kushëririn (djalin e xhaxhait) dhe disa familjarë të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb