Kaosi i opozitës në Kuvend/ “Nuk kanë shanse të…”, Rama ‘thumbon’ Berishën: Do t’i japin fund! Rrugë që të çon vetëm poshtë ballkonit!

9 months ago 11

Kaosi i shkaktuar seancat e fundit në Kuvend nga opozita, për Edi Ramën do të marrë fund, sepse sipas tij, nuk do t’i çojë asgjëkundi.

Duke ironizuar Sali Berishën i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe mban fjalim nga ballkoni i banesës përpara mbështetësve të tij, ai tha se kjo rrugë të “çon vetëm poshtë ballkonit, je i lirë ta bësh”.

“Do të ndezësh flakën në parlament? Ndizi. Do të përdoresh gjithë arsenalin e gojës? Përdore! Por asgjë nga ato që kërkon nuk ke shans, jo t’i marrësh, por as të dëgjohesh nëse nuk i jep kohë tjetrit të flasë. Nuk e di kur, por dhe kjo do marrë një fund dhe nuk do ta përdorë njeri më vonë. Nuk të çon askund.  Të çon poshtë ballkonit po, je i lirë ta bësh!!”, Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article