“Kapacitet e di që ka, për vullnetin kam shumë dyshime”, këshilltari i Bashës: Berisha po ia jep topin para portës, i thotë bëje gol, por s’po e bën dot

10 months ago 17

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Sidi Hasanaj i ftuar në emisionin “Breaking” në Top Neës diskutoi në lidhje me zhvillimet në Partinë Demokratike.

Ai theksoi se Basha duhet të përfitojë nga situata e trazuar në të cilën ndodhet politika shqiptare dhe të veprojë.

“Unë e thash dhe herën e kaluar, në 8 janar do të kemi një surprizë, kisha një pritshmëri timen personale që do të jepej një vendim i formës së prerë nga Gjykata e Lartë. Po nuk doli zoti Basha në betejë sado strategji, sado ekipe konsulentësh, taktika të momentit, nuk të çojnë asgjëkundi, koha nuk punon më për ne, po nuk e udhëhoqi luftën, dhe lufta mediatike është një nga më të rëndësishmet, se nuk është vetëm në aspektin më banal të fjalës siç është degraduar në Shqipëri siç është një polemikë, më shumë është një telenovelë, lufta mediatike është edhe në konceptin modern të fjalës, është një sqarim për qytetarët, nuk mund t’i takosh dot përditë, me ta bën një takim virtual në media, aq më tepër me moderatorë që kanë dashamirësinë të përcjellin zërin e qytetarëve, jo që kanë një agjendë të përcaktuar më përpara, mbase me ata moderatorët e vjetër mund të mos dali, por me moderatorët e rinj duhet të dalë urgjent.

Unë mendoj që kjo duhet të jetë java e fundit që duhet të presim, Basha mesa di unë, ka kontaktuar disa drejtues mediash, drejtues të redaksive të lajmeve për të bërë një deklaratë për shtyp. Çdo krizë dhe çdo padrejtësi nëse je lider e sheh si mundësi për të arritur më lart, duke  kaluar këtë padrejtësi dhe duke u rritur, nëse nuk je lider e ke si justifikim për të mos vepruar. Unë i kam dhënë përkrahjen time pa asnjë rezervë dhe kam bindjen se ai e tejkalon si kapacitet, por ai duhet të na tregojë se ka vullnetin, se kapacitetin për t’i kaluar ato kriza e di që i ka, por a ka vullnetin kam shumë dyshime, ai duhet të jetë aty ku ka krizë, jo t’i shmanget krizave në parlament, ku ka më mirë se tani, më falni po zoti Berisha po ia jep topin para portës vetë, i thotë bëje gol, por nuk po e bën dot. Si me Edi Ramën, si me Ilir Metën, si me Berishën, ky është momenti i duhur”, tha Hasanaj.

Top Channel

Read Entire Article