Kapen 2 ton kokainë në Irlandë me vlerë 430 milion paund/ Të përfshirë, karteli kolumbian, shqiptar dhe irlandez

1 year ago 14

“Klani i Gjirit” kolumbian, një konsorcium i udhëhequr nga shqiptarët dhe karteli irlandez Kinahan janë grupet kriminale që qëndronin pas një operacioni  të dështuar për të trafikuar mbi 2 ton kokainë përtej Atlantikut me vlerë 430 milion paund”, kjo është ajo çfarë besojnë hetuesit irlandezë.

Kapja e 2 ton kokainë në brigjet irlandeze të martë me një vlerë 430 milion paund është rezultati i një megaoperacioni të kryer nga krahu elitar i ushtrisë irlandeze dhe policisë vendase.

Rreth njëzet banda me bazë evropiane mendohet se kanë qenë të përfshira në operacionin e trafikut që përfundoi në fatkeqësi, pasi mafiozët të përfshirë nga kaosi se u pikasën e përplasën anijen në breg.

Task Forca beson gjithashtu se trafiku transatlantik i drogës ishte organizuar që nga Dubai.

Në operacionin e së martës, krahu elitar i ushtrisë së Irlandës, Ranger Wing, sulmoi anijen e mallrave MV Matthew, të regjistruar në Panama, në brigjet juglindore të Irlandës në një operacion të madh të nisur pasi anija refuzoi urdhrat për të ndaluar.

Sapo komandot siguruan anijen, anëtarët e marinës irlandeze dhe Byrosë Kombëtare të Drogave dhe Krimit të Organizuar  (DOCB) hipën në bord, ku gjetën 2,253 kg kokainë, e cila mund të vlejë deri në 430 milion paund.

Gjashtë anëtarë të ekuipazhit, duke përfshirë edhe një shtetas të Mbretërisë së Bashkuar, një rus dhe kapitenin iranian, janë arrestuar për t’u marrë në pyetje për atë që etiketohet si kapja më e madhe e drogës në historinë e shtetit irlandez.

Tani, detektivët po lidhen me homologët e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ata besojnë se trafiku ishte ideuar, ndërsa po përpiqen të identifikojnë ata që fshihen pas këtij trafiku, raporton The Irish Sun.

Lista e kërkuar e hetuesve përmban këdo që financoi transportin e ngarkesës së madhe të gjetur në bord dhe ata që ofruan mbështetje logjistike.

Karteli më i madh i drogës në Kolumbi, i njohur si  Klani i Gjirit Kolumbian, ose “Clan del Golfo”, si dhe një konsorcium kriminal evropian i udhëhequr nga shqiptarët, janë të dyshuarit kryesorë për ngarkesën e madhe me origjinë nga Venezuelët, raporton Irish Examiner.

Droga e kishte origjinën nga “një kartel vrasës” në Kolumbi dhe furnizonte anije më të vogla që më pas lundronin në anijen me kontejnerë, nga e cila më pas droga shpërndahej në tregun evropian.

Sipas Irish Independent , hetuesit dyshojnë gjithashtu se karteli Kinahan, një grup famëkeq i krimit të organizuar në Irlandë, ishte në aksion si palë “e rëndësishme” në trafik.

Klani Kinahan besohet të ketë lidhje me narko-terroristët kolumbianë dhe policia ka vënë re një rritje të kriminelëve irlandezë që vizitojnë vendin e Amerikës së Jugut muajt e fundit, me gjasë që të krijojnë lidhje me prodhuesit dhe trafikantët, si kartelet meksikane dhe bandat ballkanike.

The Examiner thotë se policia evropiane vlerëson se kartelet shqiptare po bëhen gjithnjë e më dominuese në importin e kokainës në tregjet evropiane, e cila tradicionalisht është dominuar nga bandat marokene në Holandë dhe Belgjikë, si dhe nga organizatat mafioze italiane “Ndrangheta dhe Camorra”

Top Channel

Read Entire Article