Kapen me sasi të madhe droge dhe armë, arrestohen 4 shqiptarë dhe 1 italian

4 months ago 4

Një 41-vjeçar italian dhe 4 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane e Barit, të gjithë përgjegjës për trafikim të lëndëve narkotike, tre prej shqiptarëve edhe për armëmbajtje pa leje.

Hetimet nisën nga kontrolli i 41-vjeçarit T. P nga Bari, me precedentë policie, i cili u ndalua teksa po kalonte në Via Glomerelli me motor. Policia i ka gjetur në posedim 515 gramë heroinë, me shumë gjasa të destinuara për trafikim. Vazhdimi i veprimtarisë informative-hetimore bëri që vëmendja të përqendrohej në shtëpinë e 65-vjeçarit shqiptar I. F, nga kontrolli i shtëpisë së së cilit u mundësua kapja e këtij të fundit dhe dy bashkatdhetarëve të tjerë, 34-vjeçarit V. A dhe 25-vjeçarit C. L dhe sekuestrimi i 6.3 kg heroinë, armë pa leje, 17 fishekë cal. 9×34, 30.365 euro, një pistoletë me ajër të ngjeshur, një silenciator etj.

Më pas kontrolli është shtrirë në një shtëpi ferme në Modugno, në posedim të 34-vjeçarit, të cilit iu gjet një sasi e madhe materiali i dobishëm për prerjen dhe paketimin e lëndës narkotike, përfshirë pjesë të ndryshme robotësh kuzhine.

Gjatë këtij operacioni të fundit, karabinierët, duke vënë në dukje praninë e dyshimtë të një shtetasi të katërt shqiptar, 35-vjeçari N. A, i cili kaloi disa herë pranë fermës me një skuter, vendosi të vazhdonte kontrollin edhe në shtëpinë e tij, në lagjen Liria e Barit, ku u sekuestruan 927 gram heroinë, 800 euro dhe material të dobishëm për ambalazhim.

Në kuadër të kontrolleve për identifikimin e vendbanimit të 35-vjeçarit, u procedua edhe një shtetas gambian 28-vjeçari K. A për qëllime të trafikut të drogës, të gjetur në posedim, në shtëpinë e tij që është pjesë e të njëjtës bashkëpronësi si 35-vjeçari shqiptar N. A, ku u zbuluan 31 gram marijuanë dhe 43 gram hashash, të gjitha të ndara në doza, si dhe material ambalazhimi i drogës.

Të pestë janë dërguar në burg dhe gjatë seancës së verifikimit, gjyqtari hetues i Barit ka vërtetuar të 5 masat paraprake, duke urdhëruar vendosjen e masës së sigurisë në burg për të gjithë të dyshuarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article