“Kemi bërë kërkesën për përjashtim”, Çuçi: Komisioni i Etikës do të mblidhet për deputetët e opozitës, do hapen kamerat

1 year ago 9

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, është shprehur pas ngjarjeve të sotme në sallën e Kuvendit se Partia Socialiste ka bërë kërkesën për përjashtimin e deputetëve të opozitës që bllokuan punimet.

Çuçi u shpreh se Komisioni i Etikës do të mblidhet shumë shpejt për të vendosur për deputetët e opozitës që bllokuan sot sallën.

Ai shtoi se do të duhet që të hapen kamerat në mënyrë që të ndahet përgjegjësia për secilin.

“Besoj se do mblidhet shumë shpejt Komisioni i Etikës për përjashtimin e deputetëve. Ne e kemi bërë kërkesën. Do duhet të hapen kamerat dhe të shohim kush është përgjegjës”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article