“Kemi gjëra më të rëndësishme për t’u fokusuar” – përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

5 months ago 16

Carlo Ancelotti ka refuzuar të përfshihet në spekulimet rreth superyllit të PSG-së, Kylian Mbappe, i cili ka njoftuar se do të largohet nga klubi francez në fund të këtij sezoni.

Trajneri i njohur që fitoi La Ligën është edhe në finalen e Ligës së Kampionëve dhe për këtë nuk ka dashur të përgjigjet pasi respekton skuadrën aktuale.

“Unë nuk jam duke menduar për atë temë për momentin. Ne kemi gjëra më të rëndësishme në të cilat duhet të përqendrohemi tani”, ka thënë Ancelotti.

⚪️🇫🇷 Ancelotti: “Kylian Mbappé? I’m not thinking about that topic at the moment”.

“We have more important things to focus on right now”. pic.twitter.com/4o3hrJioeU

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 11, 2024

Mbappe tashmë ka konfirmuar se do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit.

Francezi, të cilit i skadon kontrata këtë verë dhe pritet t’i bashkohet Real Madridit, por klubi mbretëror ende nuk ka dhënë asnjë shenjë deri tani.

Në videon e tij të njoftimit, Mbappe la të kuptohet për një lëvizje në Madrid pasi francezi zbuloi se do të “lë vendin e tij” për hapin e ardhshëm të karrierës së tij. /Telegrafi/ 

Read Entire Article