Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalimit në mbrëmjen e “Yjeve të Sportit” deklaroi se kanë kaluar fazën e vështirë, e për këtë i vjen mirë.
Sipas tij më parë kampionët merrnin arratinë për shkak të mbështetjes, ndërsa sot kanë arritur t’i kapërcejnë këto probleme në sportin shqiptar.
“Është padiskutim një privilegj që mu dha mundësia t’i dorëzoj trajnerit të kombëtares vlerësimin. Shpresoj shumë që ajo kupë e vogël të jetë një ogur i mirë për betejën më të madhe. Besoj se kemi hyrë në një epokë të re, nga njëra anë me kombëtaren. Sukses i arritur me vështirësi. Sukses domethënës për të gjithë kombin tonë sepse tregon se kur një grup njerëzish me qëllim dhe përkushtim për të arritur synimet, dhe me organizimin e duhur, nuk i pengon asgjë.
Besoj se sukseset e paimagjinueshme siç është ky i kombëtares dhe një pjesë të rëndësishme të atyre që janë sot të pranishëm, janë po ashtu rezultat i një pune të jashtëzakonshme dhe ambicie të madhe për t’ia dalë. Sot me komunitetin Olimpik Shqiptar për të mbështetur sportistët, për t’iu dhënë atyre mundësitë që ti fokusohen objektivave të tyre. Më vjen mirë që kemi kapërcyer një fazë të vështirë dhe jo dinjiotoze për të gjithë ne dhe shtetin tonë, pastaj patjetër edhe federatat. Atë fazë që ata kampionë që kishim ose merrnin arratinë dhe hynin në garë për flamuj të tjerë ose edhe kur arrinin ndonjë rezultat me flamurin shqiptar mbeteshin pa asnjë përkrahje dhe pastaj mbaronin aktivitetin sportiv edhe rrinin rrugëve.
Kjo sot kjo vetëm që nuk ndodh por është garantuar që nuk do të ndodhë më kurrë sepse nga njëra anë të gjithë sportistët që arrijnë rezultate, që nga më minimalet deri tek fantastiket, shpërblehen dhe përfshihen në një sistem që siguron që edhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv anë një vend të nderuar në shoqëri. Shpërblimet për sportistët tanë që sjellin medalje janë ndër më të lartat në Evropë, vetëm kështu kemi bërë të mundur të konkurrojnë për flamurin shqiptarë”, tha Rama gjatë fjalimit të tij.
Top Channel