“Kemi partizanë dhe ballistë”/ Opozita “nuk bashkëpunon” në Kuvend, ç’po paralajmëron Rama? Kryeministri: Nëse s’kanë vullnet, do vazhdojmë pa komisione!

9 months ago 23

Edi Rama tha se kërkon bashkëpunimin e opozitës për të votuar ligje që kërkojnë 84 vota.

Por shtoi se nëse ata nuk do të kenë vullnet, atëherë do të vazhdohet me mënyra të tjera, që janë aplikuar edhe nga Parlamente të tjera të e Europës, sipas tij.

“Nuk thash se nuk do konsultohemi me asnjeri, por fola për komisione bipartizane… arritjen aritmetike si rezultat i kapërcimit të aritmetikës, nuk e arritëm dhe nuk e synojmë, e kanë arritur ata.

Kemi parë si në një sallë me 1600 karrige, ata numëronin mbi 5 mijë vetë, martirizim aritmetik i konsiderueshëm. Nuk numërojmë dot 84 veta në 70 e kusur karrige që kemi në parlament, për 84 vota duhen 84 karrige, kështu që sigurisht që për të arritur numrin magjik, duhet të gjesh rrugë ndërveprimi. Që do të thotë, solla shembull parlamentin italian apo grek, që bëjnë shpesh reforma elektorale, s’kanë komisioni bipartizanë…

Sigurisht do ishte mirë të bëhej me komision, por problemi është që komisioni bipartizanë bëhet me dy palë partizanë, këtu kemi një palë partizanë dhe ballistë, që tani mund të jenë bërë 3 ballistë.

Nëse deri në fund të procesit, do të ketë vullnet, bujrum. Nëse jo ndërrojmë faqen dhe vazhdojmë faqen e re pa komision, ka mënyra të tjera. Siç bëjnë të tjerët në europë”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article