Këngëtarja Zahara ndërron jetë në moshën 36-vjeçare: Ylli afro-pop ishte shtruar në spital pas viteve të abuzimit me alkoolin

10 months ago 20

Këngëtarja afro-pop afrikano-jugore Zahara, ka vdekur në moshën 36-vjeçare pasi u shtrua në spital me probleme me mëlçinë pas viteve të abuzimit me alkoolin, njoftoi ministri i kulturës së vendit.

Këngëtarja fituese e çmimeve, emri i vërtetë i së cilës ishte Bulelwa Mkutukana, vdiq në një spital në qytetin e Johannesburg mbrëmë, raporton SABC News.

Zahara fitoi famë në vitin 2011 me albumin e saj të vlerësuar me çmime Loliwe dhe në vitin 2020 ajo u përfshi në listën e 100 grave të BBC-së, e cila nxjerr në pah gratë më frymëzuese dhe me ndikim nga e gjithë bota, shkruan DailyMail.

Ylli i Afro-pop-it, baladat e fuqishme të së cilës fituan albume të shumta të shitjes së platinit në Afrikën e Jugut, kishte vuajtur me probleme me mëlçinë pasi luftoi me varësinë ndaj alkoolit dhe u shtrua në spital muajin e kaluar para se të vdiste të hënën.

Ministrja e Sportit, Arteve dhe Kulturës së Afrikës së Jugut, Zizi Kodwa, e cila njoftoi vdekjen e saj, tha se qeveria kishte ndihmuar familjen e Zaharas tash e një kohë.
“Jam shumë i pikëlluar për vdekjen e Zaharas” – tha Kodwa.

Foto: Getty Images

“Ngushëllimet e mia më të thella familjes Mkutukana dhe industrisë muzikore të Afrikës së Jugut. Zahara dhe kitara e saj bënë një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të qëndrueshëm në muzikën e Afrikës së Jugut.” – u shpreh më tutje ajo.

Muajin e kaluar, menaxherja e Zaharas, Oyama Dyosiba konfirmoi se këngëtarja ishte shtruar në spital pas ankesave për dhimbje fizike.

Zahara, e lindur në një familje të varfër në një fshat pranë qytetit afrikan jugor të Londrës Lindore, kishte vuajtur nga sëmundja e mëlçisë pasi luftoi me varësinë ndaj alkoolit për vite me radhë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
Read Entire Article