Kepa transferohet te Real Madrid

1 year ago 30
Reklamë
23:47 14/08/2023

“Los Blancos” akord me Chelsea për ta huazuar portierin gjatë sezonit 2023-2024

Real Madrid dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin e portierit Kepa Arrizaba-Laga për sezonin 2023-2024. Futbollisti 28-vjeçar do të zëvendësojë përkohësisht Tibo Kurtua, i cili do të mungojë për disa muaj pasi këputi ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë gjatë një seance stërvitore të enjten e kaluar.

“Blutë” e Londrës blenë Kepan nga Atletik Bilbao në vitin 2018 për shumën rekord të 80 milionë Eurove, por lojtari nuk është më në planet e klubit londinez që këtë verë nënshkroi me Robert Sançez që luante me Braiton.

Në total, ai ka luajtur në 163 ndeshje për Çelsin, që nga transferimi i tij. Kepa kishte ngjallur interesim edhe të Bajern Mynih, që është në kërkim të një gardiani pasi Manuel Nojer ka ende nevojë për kohë t’u rekuperuar. “Los Blankos” ishin duke shqyrtuar 8 altenrativa për të zëvendësuar Kurtua, por në fund zgjodhën 28-vjeçarin.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article