Tiranë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapi shtetasin E. Q., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë, e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u kap shtetasja E. M., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb