Mbrëmja e sotme policia e Tiranës ka marrë një telefonatë ku është raportuar për të shtëna me armë.
Burime për gazetarin e Vizion Plus Esido Barkaj, theksojnë se në qendrën operative ka mbërritur një telefonatë ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Pezë Helmes.
Policia ka shkuar menjëherë në vengjarje, por deri në këto momente nuk janë gjetur as gëzhoja dhe as prova të tjera.
/Vizionplus.tv/