Apeli i GJKKO pritet të shpallë sot vendimin për ish-kryeministri Sali Berisha, i cili kërkon ndryshimin e masës “arrest në shtëpi”, e caktuar më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Seanca pritet të nisë pas pak minutash. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, avokatet e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, kanë shkuar në ambientet e GJKKO-së.
Po sot, në orën 10:00 do të dalë para prokurorëve të SPAK edhe dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi, i cili do të pyetet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Berisha po hetohet për të njëjtën çështje, ndërsa akuzohet për korrupsion.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb