Kërkoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Komisioni i Etikës në PD shfuqizon vendimin e Bardhit

1 year ago 24
Reklamë

Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës pranë Partisë Demokratike ka shfuqizuar vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Gjatë një deklarate për mediat sot, Bardhi tha se nuk do të tërhiqet nga njoftimi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar ditën e nesërme.

Në lidhje me thirrjen për në Komisionin e Etikës, Bardhi tha se jep llogari vetëm në Këshillin Kombëtar.

Ai bëri me dije se secili anëtar që merr pjesë do jetë i dokumentuar dhe mbledhja do të zhvillohet online, pasi sipas tij e ka të pamundur për të përdorur fondet e PD-së për të marrë ambiente me qira.

Kjo lëvizje e Bardhit duket se është përpjekja e fundit për ndalimin e zgjedhjeve brenda PD-së më 29 korrik. Mirëpo, grupimi i Bashës për të shmangur rrezikun prej Bardhit, i hoqi të drejtën e vulës atij, duke ia kaluar të drejtat ligjore të partisë Indrit Sefës. Ky akt konsiderohet i pavlefshëm prej sekretarit të shkarkuar.

Sherri për vulën e ka bërë edhe më të paqartë situatën, por e sigurt është se copëzimi i PD-së në tre ka ulur numrin e anëtarëve me dy herë më pak se në zgjedhjet e vitit 2021.

Vendim i shkurtuar i Komisionit të Etikës 

Top Channel

Read Entire Article