“Kërkoni falje”/ Zhupa shpërthen në Kuvend për burgosjen e Salianjit: Nuk ka firmosur kurrë në jetën e tij. E futët në burg vetëm se iu bënte dëm në qarkun e Elbasanit

1 day ago 29

Deputetja e PD-së Ina Zhupa sot në parlament ka përmendur burgosjen e ish-ligjvënësit demokrat Ervin Salianji.

Zhupa tha se Grupi Parlamentar i PS duhet të kërkojë falje, pasi ka futur në burg një njeri, “që nuk ka firmosur kurrë në jetën e tij dhe sot gjendet në qeli bashkë me hajdutët e Rilindjes”. Më tej, Zhupa u shpreh se Salianji është burgosur, vetëm pse i bënte dëm maxhorancës në qarkun e Elbasanit, ku ishte caktuar nga PD si drejtues qarku.

Ina Zhupa: Pasoi me një padrejtësi ndaj kolegut tonë, deputetit tonë, drejtuesit politik në Elbasan, nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD Ervin Salianji, vetëm pse denoncoi, vetëm pse publikoi fakte dhe prova të mbledhura nga mediat, të dala me përgjime. Duhet ta themi se iu bë padrejtësi deputetit të PD-së. Është në burg bashkë me kriminelët që kanë vjedhur, një njeri që nuk ka firmosur kurrë në jetën e vet. Një njeri që s’ka bërë një aferë, një njeri që nuk i ka bërë dëm një njeriu.


U fut në burg vetëm pse donit ju. E futët në burg vetëm pse iu bënte dëm në qarkun e Elbasanit. Një njeri, që e patë se në qarkun e Elbasanit po ndryshonte qasja e fushatës publike. Ju po mbani peng Shqipërinë. Ju po mbani peng parlamentin, po mbani peng këtë Komision. Kërkoni falje në emër të Grupit Parlamentar të PS-së, që na keni mohuar një të drejtë që na e njeh Kushtetuta dhe Rregullorja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article