Kërkuan masa më të lehtë sigurie, Apeli vendos për 27 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Tempulli”

1 year ago 11

Balkanweb app Get it on Google Play

\\Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për 27 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Tempulli”. Ata u akuzuan nga policia për shitjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

Me anë të një njoftimi, Gjykata e Apelit bën me dije se të arrestuarit kishin kërkuar masë më të butë sigurie, por për secilin prej tyre është lënë në fuqi masa e arrestit.

Në kuadër të operacionit “Tempulli”, është bërë i mundur arrestimi i disa shtetasve, të cilët dyshohen për përfshirjen në aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Tiranës.

“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale R.P, Xh. Gj (B), E.H, R.A, E.P, M.K, E.D, S.S, S. M, B.M, D.S, D.C (V), O.V, L.D, F.Q, F.A, F.H, K.K, K.K, S.M, K.X, F.P, E.P, G.H, E.D, R.M, dhe E.C, të cilët respektivisht kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë se“arresti në burg”. Në përfundim të gjykimit, sot më datë 19.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Valbona Vata, vendosi- Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në njoftim.

Në kuadër mega operacionit që u shtri në disa qytete të vendit në mes të muajit shtator, përfunduan në pranga rreth 200 persona, pjesëtarë të 23 grupeve kriminale që shpërdanin drogë nëpër zona të banuara dhe afër shkollave. Pjesa më e madhe e të arrestuarve ishin nga Durrësi, Tirana, Korça dhe Vlora. Midis të arrestuarve kishte edhe gra dhe të moshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article