Këshilli Kombëtar i PD-së i drejtuar nga Bardhi anulon zgjedhjet e 29 Korrikut

1 year ago 27
Reklamë

Këshilli Kombëtar i PD i drejtuar nga Gazment Bardhi këtë të enjte ka vendosur të anulojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe fars.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së ka nisur, ndërsa prezent janë 245 anëtarë, pavarësisht shfuqizimit të vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi nga Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

Në mungesë të Kryetarit të Këshillit, ngrihet komisioni drejtues i punimeve që drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Pas relatimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Këshilli Kombëtar ka konstatuar dhe pranuar dorëheqjen e datës 21 mars 2022 të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe dorëheqjen e datë 17 Maj 2023 të Nënkryetari të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë, u shtyu për në një mbledhje tjetër vlerësimin mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku, të cilët i qëndrojnë dorëheqjes së tyre, edhe pse nga ana e Këshillit nuk u konsideruan si të parevokueshme.

Këshilli Kombëtar vendosi ndryshimin e rendit të Ditës, ku pritet të ketë diskutime dhe vendimmarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4 të Statutit të PD.

Gjithashtu priten diskutime për situatën e krijuar në Partinë Demokratike, veçanërisht pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

Kujotjmë se Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës në vendimin e një dite më parë tha se Gazmend Bardhi nuk ka kompetencë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit në asnjë rast tjetër përveçse kur bëhet fjalë për komandim të një nënkryetari kur posti i kryetarit mbetet vakant.

Top Channel

Read Entire Article