Këto janë fjalët e fundit të Beckenbauer për publikun, ai dërgoi një mesazh të paharrueshëm në libër

9 months ago 22

Futbollisti legjendar gjerman, Franz Beckenbauer ka vdekur të dielën në moshën 79-vjeçare dhe gjermanët ende po i thonë lamtumirën legjendës së tyre.

Gazeta e njohur gjermane Bild botoi sot (e mërkurë) fjalët e fundit të ‘Kaiserit’ popullor që dolën në publik dhe është parathënia e tij për një libër.

Libri u botua më 2 dhjetor 2023, një muaj para vdekjes së tij dhe bëhet fjalë për veprën “Ne, heronjtë e Romës”, të gazetarit sportiv Nils Suling, i cili shkruan edhe për Bild.

Sigurisht, ky është një libër për fituesit e Kupës së Botës në Itali, ku Beckenbauer i çoi gjermanët në krye të botës si trajner.

Në parathënie, Kaiser, me siguri duke mos ditur që këto do të ishin fjalët e tij të fundit publike, iu drejtuan lexuesve.

Libri “Ne, heronjtë e Romës”

“Të dashur miq, Gjermania u bë kampione e botës për herë të katërt në vitin 1990. Personalisht, ai titull është shumë për zemër, jo vetëm sepse e fitova si trajner, por më shumë sepse kisha një ekip kaq unik”.

“Duhet të jeni 11 miq, u thashë lojtarëve, dhe ne ishim më shumë se thjesht miq, sepse zëvendësuesit, ndihmësit e trajnerëve, mjekët dhe stafi tjetër u bënë miq. Një grup i lidhur ngushtë, mund të thuhet”.

“Ne, anëtarët e asaj gjenerate, takohemi akoma rregullisht sot, dhe ju e bëni atë vetëm me miqtë. Shpesh u tha se unë thashë vetëm një fjali në zhveshtore: ‘Le të shkojmë të luajmë futboll’. Ishte pak më shumë sepse fitimi i Kupës së Botës është një punë e madhe, kështu që ndonjëherë më duhej të isha pak më i zhurmshëm”.

“Por, në thelb është e saktë sepse mund të jesh i suksesshëm vetëm nëse argëtohesh duke luajtur futboll. Shpresoj që të kënaqeni duke lexuar librin”, ka shkruar Beckenbauer në parathënien e librit dhe ky mesazh do të mbahet mend përgjithmonë si i fundit i tij.

Kujtojmë se Beckenbauer para vdekjes prej kohësh po luftonte me sëmundjen e Alzheimer, e cila kohët e fundit është përkeqësuar ndjeshëm.

Përveç titullit të përmendur botëror si trajner i Gjermanisë në vitin 1990, Kaiser ishte edhe kampion bote me si lojtar në vitin 1974.

Herën e fundit që ai u pa në publik ishte në janar të vitit të kaluar dhe pasi nuk u shfaq në korrik në festën e 33-vjetorit nga fitimi i titullit kampion bote, filluan të qarkullojnë zëra se ai ishte i sëmurë rëndë, gjë që fatkeqësisht u doli të ishte ashtu.

Me Bayernin, ai fitoi katër herë kampionatin gjerman (1969, 1972, 1973, 1974) dhe tre herë Ligën e Kampionëve. Në vitet 1972 dhe 1976 zgjidhet futbollisti më i mirë në Evropë dhe fitues i Topit të Artë.

Çuditërisht, në vitin 1977 ai u transferua në Cosmos të New Yorkut, dhe në vitin 1980 u kthye në Gjermani te Hamburger SV, me të cilin fitoi kampionatin gjerman në 1982. /Telegrafi/

Read Entire Article