Këto janë të gjitha ndeshjet që do t’i humb Ter Stegen shkaku i operimit

10 months ago 9

Marc-Andre ter Stegen lëndoi shpinën ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Gjermaninë muajin e kaluar në atë që ishte një moment i pafat për portierin.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, portieri i Barcelonës do të mungojë për gati tre muaj pas lëndimit.

Kjo do të thotë se reprezentuesi gjerman mund të humbasë gjithsej 17 ndeshje me fanellën e gjigantit katalunas.

31-vjeçari do t’i nënshtrohet operimit, derisa më poshtë janë ndeshjet ku Ter Stegen do t’i mungojë Barcelonës në kampionat, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey.

Le të hedhim një vështrim në të gjitha ndeshjet që Xavi do të duhet të bëjë pa portierin e tij të parë, përveç atyre tre (kundër Rayo, Atletico dhe Porto) që ai tashmë i mungoi.

v Girona (v) – 10 dhjetor, La Liga

v Antwerp (m) – 13 dhjetor, UCL

v Valencia (m) – 16 dhjetor, La Liga

v Almeria (v) – 20 dhjetor, La Liga

v Las Palmas (m) – 4 janar, La Liga

v Osasuna – 11 janar, Superkupa e Spanjës

*v Real Madrid/Atletico – 14 janar, nëse Barça arrin në finalen e Superkupës së Spanjës.

v kundërshtar i panjohur – 17/19 janar, raundi i 16-të i Copa del Rey

v Betis (m) – 21 janar, La Liga

v kundërshtar i panjohur – 24/26 janar, nëse Barça arrin në Copa del Rey 1/4

v Villarreal (v) – 28 janar, La Liga

v Osasuna (v) – 30 janar, La Liga

v Alaves (m) – 4 shkurt, La Liga

v Granada (v) – 11 shkurt

Lajmi i mirë është se ter Stegen duhet të jetë mjaftueshëm i aftë për të ndihmuar Barçën në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve në mes të shkurtit. /Telegrafi/

Read Entire Article