Kida i lumtur me tre pikët ndaj Fushë Kosovës, synon fitore edhe ndaj Prishtinës

8 months ago 15

Malisheva është rikthyer te fitoret, teksa ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat të thellë 4-1.

Ka qenë një ndeshje spektakolare e Malishevës e cila tani zë vendin e katërt me 32 pikë.

I kënaqur me këtë fitore ka mbetur trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida që ka thënë se tani synojnë fitore edhe përballë Prishtinës.

“Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe gjithçka që kanë krijuar në këtë ndeshje. Kam besim te kjo skuadër edhe pse tash kemi një orar të ngjeshur ku të mërkurën do të kemi tjetër përballje të vështirë ndaj Prishtinës”.

“Kundërshtari jonë ka kohë dy ditë më shumë të përgatitet, por ne do të tentojmë të marrim rezultat të favorshëm”.

“Ekipi është shumë i disiplinuar, Prishtina ka një kohë të gjatë pa humbje, që nga humbja që ia shkaktuam dhe do të mundohemi të marrim sërish pikët maksimale”, ka thënë Kida. /Telegrafi/

Read Entire Article