Kina nxit Ukrainën me blerje të mëdha misri

1 year ago 12

Importuesit në Kinë besohet se kanë bërë blerje të mëdha të misrit për ushqimin e kafshëve nga Ukraina në dy javët e fundit, thanë tregtarët në Azi dhe Evropë.

Disa tregtarë i thanë Reuters se blerjet arritën në disa qindra mijëra tonë metrikë. Disa vlerësime nga tregtarët evropianë varionin nga 500,000 në një milion ton për dërgesë midis tetorit dhe dhjetorit. Një burim i qeverisë ukrainase konfirmoi gjithashtu shitjet e misrit në Kinë, një aleat kyç i Rusisë, veçanërisht që nga pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Moska.

“Importuesit në Kinë kanë blerë rreth 10 deri në 12 ngarkesa Panamax me misër ukrainas për dërgesën nëntor/dhjetor,” tha një tregtar me bazë në Singapor në një kompani ndërkombëtare tregtare të drithërave, duke iu referuar një anijeje me një kapacitet që zakonisht kalon 60,000 tonë misër.

“Ukraina është origjina më e lirë për misrin deri tani“- shtoi tregtari.

Një burim i qeverisë ukrainase tha: “Nuk mund t’ju them vëllimin, por e di që shumë tregtarë e bënë këtë dhe është një prirje e mirë për misrin ukrainas.”

Lajmi mund të shkaktojë shqetësim tek Vladimir Putin dhe figura të larta në regjimin e tij, duke pasur parasysh faktin se Kina është konsideruar më parë aleati më i rëndësishëm i Moskës.

Top Channel

Read Entire Article