Kiribati, vendi i parë që mirëpriti vitin e ri 2024 – 15 minuta më vonë edhe Ishujt Chatham

10 months ago 11

Kiribati është vendi i parë në botë që mirëpriti vitin e ri 2024, kurse 15 më vonë edhe Ishujt Chatham.

Këta ishuj janë pak të pazakontë sepse e standardizuan kohën e tyre në 12 orë e 45 minuta përpara kohës mesatare të Greenwich në vitin 1868, transmeton Telegrafi.

Megjithëse Akti i Orës Standarde të Zelandës së Re i vitit 1945 vendosi orën e vendit në 12 orë, Ishujt Chatham i vendosën jozyrtarisht orët e tyre 45 minuta përpara kontinentit.

Parlamenti i Zelandës së Re zyrtarizoi ndryshimin me një ndryshim në Aktin e Kohës Standarde në vitin 1956.

Ishujt janë rreth 800 kilometra në lindje nga ishujt jugor të Zelandës së Re, dhe janë “shtëpia” e rreth 700 personave. /Telegrafi/

Read Entire Article