Kitesurfing, disiplina sportive vjen në Shqipëri

11 months ago 35
18:40 04/11/2023

Të apasionuarit shfrytëzojnë dallgët e Durrësit

Era e fortë dhe deti i dallgëzuar është ideali për të ndjerë emocionet e Kitesurfing një disiplinë që vitet e fundit po zhvillohet edhe në Shqipëri.

Bregdeti i Durrësit ishte stacioni i radhës për këtë sport që duhet përgatitje fizike, por edhe guxim dhe kujdes që mos të ketë lëndime.

“Prej vitesh e aplikojmë në Shqipëri, më shumë në zonën e Durrësit, por dhe në Velipojë apo Vlorë. Kjo zonë për erën e jugut është e përshtatshme dhe e bën më të sigurtë”.

Krahas të shqiptarëve vijnë edhe shumë të huaj si kjo vajzë nga Polonia, si një mënyrë edhe për të nxitur akoma më shumë turizmin.

“Vij nga Polonia enkas për të praktikuar sportet ekstreme ujore. Nuk është hera e parë që vij në Shqipëri. Ndjehem shumë e mikpritur. Më pëlqejnë sportet ekstreme dhe Shqipëria ka një vijë bregdetare të mrekullueshme që na i favorizon të tilla sporte të guximshme ujore”.

Kitesurfing është një sport që lindi në vitet 70’, duke u përqafuar nga ata që duan të ndjejnë adrenalinën dhe emocionet e forta.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article