Kryeministri Edi Rama ka reaguar i entuziazmuar për barazimin e arritur 2-2 nga kombëtarja shqiptare përballë asaj kroate.
“Kjo quhet krenari”, shkruan Rama, duke shtuar “kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën”.
Postimi nga Edi Rama
KJO QUHET KRENARI🦅🇦🇱
Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm❤️🖤❤️
Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën🇦🇱➡️
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb