Klitschko: Kievi është goditur nga një sulm masiv me dron gjatë natës

10 months ago 40

Vitali Klitschko tha se shumë pjesë të kryeqytetit ukrainas, Kievi ishin cak i sulmeve të shtetit rus.

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, ky ishte sulmi më i madh rus deri më tani me dronët kamikaz Shahed.

Dronët janë kapur, por pjesë të fluturakes së rrëzuar kanë lënë të plagosur të paktën dy persona dhe kanë dëmtuar disa ndërtesa.

Duke shkruar në Telegram, Klitschko tha se blloqet e apartamenteve u goditën – dhe një zjarr kishte shpërthyer në një çerdhe, raporton skynews.

Kjo vjen pasi presidenti, Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi civilët që të prisnin bombardime të mëdha gjatë dimrit nga Moska.

Në një fjalim të natës fundjavën e kaluar, ai tha se “sa më shumë i afrohemi dimrit, rusët aq më shumë do t’i bëjnë sulmet më të fuqishme”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Read Entire Article