Klopp u tregua shumë emocional teksa i thoshte lamtumirën e fundit mbështetësve të Liverpool në udhëtim

5 months ago 6

Jurgen Klopp ka menaxhuar ndeshjen e fundit si trajner i Liverpoolit në udhëtim dhe pas ndeshjes u pa shumë i emocionuar teksa u thoshte lamtumirë tifozëve të klubit.

Liverpooli luajti baras 3-3 në në udhëtim te Aston Villa në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të Ligës Premier.

Reds ishin shumë afër të fitonin, pasi kishin epërsi prej 3-1, por në dhjetë minutat e fundit pranuan dy gola dhe ndeshja u mbyll me barazim.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri gjerman, Klopp, i cili do të largohet nga Liverpooli, dhuroi emocione të mëdha.

Thank you for your brilliant away support this season, Reds 🫶 pic.twitter.com/GKoa46Mome

— Liverpool FC (@LFC) May 13, 2024

Klopp shkoi në seksionin e mysafirëve për të falënderuar tifozët dhe dukej emocional teksa u përkul dhe puthte duart në drejtim të tyre.

Lamtumira e Klopp është bërë tashmë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/

❤️ pic.twitter.com/pgBI4OBvUC

— Liverpool FC (@LFC) May 13, 2024

Read Entire Article