Klubi i famshëm ra nga kategoria pas 111 vitesh themelimi, tifozët krijuan kaos të paparë në qytet

10 months ago 18

Gjiganti brazilian, Santos ka rënë për herë të parë nga kategoria në 111 vite ekzistencë dhe tifozët e këtij klubi të famshëm krijuan kaos të vërtetë në rrugët e qytetit pas ndeshjes.

Ish-klubi i Peles u rrëzua nga Superliga e Brazilit pasi humbi 2-1 në shtëpi nga Fortaleza në ndeshjen e fundit të sezonit.

Santos ishte një nga tre klubet, së bashku me Sao Paulo dhe Flamengo, që nuk kanë rënë kurrë nga liga e parë e Brazilit, por një ecuri prej pesë ndeshjesh pa fitore i bëri ata të zbresin në vendin e 17-të në tabelë me 43 pikë.

🚨Chaotic scenes near the Vila Belmiro after Santos was relegated.
pic.twitter.com/CAIYJ1nYu6

— Brasil Football 🇧🇷 (@BrasilEdition) December 7, 2023

Kur u bë e sigurt se ata do të humbnin, tifozët e Santosit filluan të gjuanin me gurë dhe sende të tjera ndaj policisë, të cilëve policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.

Pas ndeshjes, trazirat vazhduan dhe tifozët u vunë flakën autobusëve dhe makinave, koshave të plehrave, shenjave të trafikut dhe ndërtesave.

a torcida do Santos tacando fogo em ônibus

pqp que isso pic.twitter.com/HorLZP5h6y

— Central do Braga (@CentralDoBrega) December 7, 2023

Në përpjekje për të normalizuar situatën janë thirrur helikopterë dhe kalorës të policisë ushtarake dhe për momentin nuk dihet numri i të lënduarve dhe të ndaluarve.

Legjendari Pele ndihmoi Santosin të bëhej një nga klubet më të famshme në futbollin botëror gjatë viteve 1950 dhe 1960, kur fituan 10 tituj kombëtarë dhe gjashtë kampionate braziliane.

🚨 CENAS DE GUERRA EM SANTOS! 🚨 Um ônibus foi incendiado após o rebaixamento do Peixe no #Brasileirão2023! pic.twitter.com/o3oWujuLE3

— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) December 7, 2023

Ata fituan gjithashtu Copa Libertadores, ekuivalentin e Amerikës së Jugut për Ligën e Kampionëve, në 1962 dhe 1963, në të njëjtin vit fituan Kupën Ndërkontinentale, një trofe për të cilin luajtën skuadrat më të mira nga Evropa dhe Amerika e Jugut, dhe për herë të tretë në kulm të Amerikës së Jugut ishin në vitin 2011.

Përveç Peles, Santos ka prodhuar një mori lojtarësh të shquar si ish-sulmuesi i Milanit, Robinho, golashënuesi më i mirë i Brazilit, Neymar dhe sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Goes. /Telegrafi/

Read Entire Article