Klubi i njohur i La Ligës i del në mbështetje Viniciusit pas konferencës emocionuese

6 months ago 11

Vinicius Jr ‘rrëmbeu’ zemrat e të gjithëve kur sot (e hënë) në një konferencë për shtyp shpërtheu në lot duke rrëfyer vështirësitë nëpër të cilat po kalon ai shkaku i racizmit.

Ylli i Real Madridit ishte i ftuar në konferencën për shtyp, për të diskutuar para miqësores që Brazili e luan nesër (e martë) ndaj Spanjës në “Santiago Bernabeu”.

Në mesin e pyetjeve që iu shtruan atij, pati edhe nga ato që preknin temën e racizmit, fenomen ky që ka qenë i pranishëm në pothuajse çdo ndeshje që Real Madridi e ka zhvilluar si mysafir këtë sezon.

Mes shumë gjërave që ylli brazilian ka thënë, ai mes të tjerash ka potencuar se ditë pas ditë po i humb dëshira për të luajtur futboll pasi sipas tij askush nuk po e mbështet në këtë kauzë.

Vinicius rompe a llorar en Valdebebas al hablar sobre el racismo.

“Lo único que quiero es jugar al fútbol y que las personas negras no sufran”.@elmundoes pic.twitter.com/wLbDkKLSLV

— Abraham P. Romero (@AbrahamRomero_) March 25, 2024

Sido që të jetë, ai i bëri me dije tifozëve të Real Madridit se nuk do të largohet nga Spanja pavarësisht koreve raciste, duke i siguruar ata se do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.

Pas kësaj konference emocionuese, reagimet ishin të shumta nga të gjitha anët, ku në mesin e atyre që reaguan ishin edhe ekipi i Cadizit.

“Në luftën kundër racizmit, nuk ka ngjyra. Ne jemi me ty Vini”, ka shkruar faqja e Cadizit në videon e publikuar në platformën X (ish-Twitter)./Telegrafi/

🙏🏼 En la lucha contra el racismo, no hay colores.

Estamos contigo, @vinijr

pic.twitter.com/kFU4fI1ExY

— Cádiz Club de Fútbol (@Cadiz_CF) March 25, 2024

Read Entire Article