Klubi zikaltër paguan 10 mln Euro për kartonin e kanadezit, akord deri në 2028

9 months ago 27
20:57 05/01/2024

Interi ka zyrtarizuar blerjen e Tezhon Bjukenën nga Club Brugge.

Anësori i djathtë kanadez, mbërriti në Itali ditën e djeshme dhe pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore firmosi kontratë me klubin zikaltër deri në verën e 2028-ës.

Interi i pagoi klubit belg 7 milionë Euro plus bonuse me vlerën totale të transferimit që do të shkojë deri në 10 milionë Euro. Pagesa e lojtarit të përfaqësueses kanadeze shkon në rreth 1.5 milionë Euro, plus bonuse në sezon.

Tekniku Inzaghi do të ketë në dispozicion një lojtar të shpejtë në krahun e djathtë për të zëvendësuar Cuadrado-n e dëmtuar.

Bjukenën tregoi emocionet për transferimin te zikaltrit.

“Mendoj se në këtë moment të karrierës sime ky është vendimi më korrekt dhe më i përshtatshëm për mua! E kam ndjekur Interin prej kohësh: është një ekip në të cilin e shoh veten, jam shumë i emocionuar për atë që më pret!”

Bjukenën pritet që të luajë ndeshjen e parë me zikaltrit kundër Monzas më 13 janar. Ai do të mbajë veshur fanellën me numrin 17.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article