“Koha kur Presidenti përdorte Kushtetutën si molotov, ka perënduar!”, ja si e komenton Ilir Meta deklaratën e Ramës

9 months ago 7

Pas deklaratës së Ramës për dekretin e Begajt për ligjin për Komisionet Hetimore, ku shigjetoi ish-presidentin e Republikës, vjen reagimi nga Ilir Meta. Ky i fundit, theksoi se

Jemi në një situatë tërësisht reale dhe aspak imagjinare. Por të paralajmëruar prej kohësh nga ish-presidenti i Republikës, në atë të kapjes totale të shteti ut dhe të zerimit të pavarësisë së çdo institucioni të pavarur. Kemi përjetuar sëbashku momente aspak imagjinare, por reale. Sot do t’i vuaj për një periudhë të paparashikueshme. S’ka qenë imagjinar betimi te noterja te Lana i një kandidateje për Gjykatën Kushtetuese. S’ka qenë imagjinar zgjedhja me 94 vota nën flakët e tymueseve. Nuk ka qenë imagjinare kapja e sistemit të drejtësisë. Imagjinar është vetëm inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Lidhur me vendimin e Presidenti të Republikës, përmes dekretit për Komisionet Hetimore, s’kam të drejtë të flas si president. Por është fakt se një arsye madhore ku ka hyrë kriza e institucioneve është tmerri i Ramës dhe i maxhorancës nga llogaridhënia që e garanton Kushtetuesja.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article