“Koha të ngrihemi”! Berisha: Beteja pa kthim kërkon sakrifica

1 year ago 40

Sali Berisha vazhdon të marr veten në mbrojtje nga selia e Partisë Demokratike, duke refuzuar paraqitjen në seancë gjyqësore.

Ai beson se në këtë betejë nuk është i vetëm dhe ka mbështetje të shtuar nga forumet demokratike.

Askush nuk pajtohet me padrejtësinë”– tha Berisha.

Ish-kryeministri e nisi ditën me një konferencë për shtyp përballë gazetarëve ku zbërtheu dosjen kundër tij e përsëriti akuzat ndaj drejtësisë.

“Nëse një familjar i imi ka përfituar 1 metër katror në kundërshtim me ligjin atëherë jam unë  përgjegjës. Të thuash se ku i mori paratë që hyri me 113 metër tokë dhe doli me 5 mln siç bëjnë organet e Soros dhe skapistët e Edi Ramës, do të thotë të mashtrosh në mënyrën më groteske. Me shpifje, me trillime, kurrë nuk tërhiqet Sali Berisha”, tha ish-kryeministri.

Mbledhja e kryesisë së rithemelimit ishte hapi i rradhës së Berishës, si emergjencë për të diskutuar zhvillimet e fundit politike, e ku kërkoi mobilizimin e anëtarëve të PD-së në të gjithë vendin.

“Është koha të ngrihemi. Të luftojmë për demokracinë dhe dinjitetin. Nuk ka lidhje me këtë që ndodhi, kjo është thjesht një faktor më shumë për të organizuar betejën pa kthim”– tha Berisha.

Dy skenarët e hedhura në tavolinën e kryesisë së Berishës janë ose ture nëpër qytete ose përshkallëzimi i aksionit opozitar me protesta.

Top Channel

Read Entire Article