Kombëtarja kërkon të lërë gjurmë në “Euro 2024”/ Rama: Vijojmë investimet në shtëpinë e futbollit

10 months ago 38
16:18 25/11/2023

Emocionet e kualifikimit të Kombëtares për në Euro 2024 janë rikthyer në Podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Gjashtë futbollistë kuqezi ishin në një bashkëbisedim me kreun e qeverisë ku kanë shfaqur ambiciet e tyre edhe për finalet e Gjermanisë.

Elseid Hysaj: Kemi thyer rekorde këtë herë. S’e kemi pritur as ne që do arrinim në një grup si ky, ne vend të parë me kualifikimin po siç dihet, jemi të gjithë  këtu mungojnë dhe disa vetë, por kemi treguar që kemi më shumë forcë, për të bërë dhe më shumë, kështu që duhet të jemi të kënaqur e të vetëdijshëm se mund të arrijmë edhe më shumë se sa kaq….

Berat Gjimshiti: Të them këtë edicion sepse besoj tashmë 9 vite që jam këtu nuk kam parë një grup që rri kaq shumë bashkë, që ndjehen mirë me njëri-tjetrin. Më parë ka pasur grupe, kemi qenë grup, por nuk ka qenë kaq e afërt dhe besoj, e tha dhe Veseli

Frederik Veseli: Unë besoj është dhe një aspekt që nuk nënvlerësohet, domethënë, kemi qenë në stërvitore të re, çdo ditë kur shkojnë në stërvitje jemi të lumtur, është fusha e mirë dhe këto kushtet si lojtarë të bëjnë të japësh më shumë

Kryeministri u dha futbollistëve lajmin se pranë shtëpisë së futbollit ku gjenden edhe fushat e stërvitjes, do të ndërtohet hoteli i Kombëtares.

Kryeministri Edi Rama: Tani kemi në plan të bëjmë edhe hotelin aty sepse ju keni fushat tek Federata e re që është bërë godinë shumë e bukur, edhe ai kompleksi po merr formë, por ka dhe dy-tre elementë të tjerë që duhen plotësuar dhe një nga elementët është hoteli, hoteli për ekipin kombëtar që të jetë komplet gjithçka e realizuar brenda për brenda aty që të mos ketë lëvizje nga stërvitja për në hotel.

Nuk munguan as batutat për rivalët e mundshëm në finalet e Europianit.

Kryeministri Edi Rama: Tani në fund fare dua t’iu pyes për preferencat. Uzun ti kë preferon të kesh në grup? Kë do me rraf? Kujt do me i bërë gol?

Myrto Uzuni: Po të marrim Portugalinë, po fus. Do të doja dhe Italinë me thënë të drejtën, të luaja edhe kundër Italisë. 

Elseid Hysaj: E bëri të dobët Italinë.

Myrto Uzuni: Jo nuk është se është e dobët.

Elseid Hysaj: Fut Anglinë, Spanjën, e bëri grup ferri.

Frederik Veseli: Shkon mirë edhe kundër Zvicrën me luajtur përmembull, sepse unë kam lindur dhe rritur në Zvicër. Edhe ta marrim hakmarrjen nga Europian 2016. 

Kryeministri Edi Rama: Gozhdë e kam atë. E kam parë në stadium atë ndeshje. Gozhdë e kam

Berat Gjimshiti: Të them të drejtën nuk e kam menduar kush do të na bie. Një ndoshta të them Gjermania, vetëm t’i tregojmë në Gjermani që kemi më shumë tifozë sesa ato. 

Kryeministri Edi Rama: Vallaj e di që kjo është e realizueshme.  

Berat Gjimshiti: Po prandaj po them. Të bëjmë më shumë zhurmë sesa ata që janë shtëpi.

Kryeministri Edi Rama: Sikur të jetë hapja Gjermani – Shqipëri do ishte një super publicitet për Shqipërinë. Po kam përshtypjen domethënë aty ke ngjyrat e stadiumit kam përshtypjen e di që ne barazimin mund ta kapim të paktën barazim të paktën aty në stadium.

Shqipëria shkon në Euro 2024 në Gjermani si e para në Grupin E, duke vendosur kështu një rekord për Kombëtaren.

Tv Klan


Read Entire Article