Kombëtarja kthehet në stërvitje

11 months ago 18
15:34 18/11/2023

Nisin përgatitjet për ndeshjen me Ishujt Faroe

Kombëtarja nisi menjëherë përgatitjet për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit atë të 20 Nëntorit me Ishujt Faroe në Tiranë.

Kuqezinjtë zhvilluan një seancë stërvitore mesditën e së shtunës ku ata që u aktivizuan në sfidën e një ditë më parë në Moldavi patën punë vetëm në palestër, ndërsa ata të cilët qëndruan në stol zbritën edhe në fushë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho.

I gjithë grupi është i gatshëm. Kombëtarja do të zhvillojë të dielën edhe seancën zyrtare, ndërsa para saj do të mbahet edhe konferenca.

Ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe do të luhet të hënën në mbrëmje në stadiumin “Air Albania” do të transmetohet si zakonisht në TV Klan.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article