Kombëtarja, miqësore me Liechtenstein pak para Europianit. Luhet me 3 Qershor në Austri

6 months ago 11
Reklamë
15:30 22/02/2024

Konfirmohet një prej miqësoreve të qershorit për kombëtaren shqiptare. Në Austri përfaqësuesja kuqezi do të luajë kundër Liechtenstein. Mbetet ende për t’u përcaktuar stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja.

Kundërshtari është përzgjedhur i tillë si një kombëtare e vogël pasi trajnerit Sylvinho i duhet të ketë në formë lojtarët e tij duke shmangur rrezikun e dëmtimit.

Me Liechtenstein Shqipëria ka luajtur 3 herë. Dy ndeshje për kualifikueset e botërorit dhe një miqësore në vitin 2008.

Të tre takimet kombëtarja i ka fituar me rezultatin e pastër 2-0.

Një tjetër miqësore është parashikuar për në datën 7 Qershor, por pritet të konfirmohet skuadra kundërshtare.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article