Kombëtarja Shqiptare ‘çmend’ tifozët/ Biletat e ndeshjes me ishujt Faroe ‘avullojnë’ për 2 orë

10 months ago 10
Reklamë
09:19 03/11/2023

Viti 2023 mund të konsiderohet edhe si ai i Kombëtares Shqiptare të futbollit. Në 7 ndeshjet e deritanishme, kuqezinjtë e Silvinjos kanë koleksionuar 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, ecuri që i afron me kualifikimin për herë të dytë në Europian. Edhe mbështetja e tifozëve ka qënë e zjarrtë në këtë periudhë, diçka që nuk do të mungojë edhe në duelet e radhës, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Të dy këto sfida, si në transfertë ashtu edhe në stadiumin ‘Air Albania’, Shqipëria do i luaj me maksimumin e kapacitetit. Për duelin e fundit, atë ndaj Ishujve Faroe në Tiranë, dy orë janë dashur që të shiteshin mbi 22 mijë biletat e impiantit kombëtar.

Rekord që thyen atë të vendosur në muajin Shtator, pasi për sfidën me Republikën Çeke u deshën pak më shumë se 4 orë për tu shitur plotësisht. Çmimi i tyre varionte, nga 3 mijë lekë pas porte deri në 6 mijë dhe 8 mijë Lekë në ballore. Më 20 Nëntor, Kombëtarja Shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin E kundër Ishujve Faroe, një sfidë që fillon në orën 20:45 dhe do transmetohet falas në televizionin kombëtar Klan. Me gjasë në atë ndeshje Shqipëria do të festojë kualifikimin për herë të dytë në Europian.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article