“Lufta kibernetike në vendin tonë ushtrohet përditë”, kështu u shpreh ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, në seancën dëgjimore në komisionin e Posaçëm për Dezinformimin.
“Unë fola për dezinformimin si element politik, që ka buxhete dhe instrument për të ndërhyrë në vende të caktuara për qëllime politik apo ushtarake. Dimensioni ‘cyber’ i vendoset këtij eleementi. Kemi një strategji ‘cyber’, kemi nisur ta zbatojmë si nga pikëpamja rregullatore për sigurinë kibernetike që u miratua, transformimi i ish AKCESK në instituticion të konsoliduar ka si qëllim të ofrojnë një institucion monitorimi kombëtar, ku ushtrohet veprimtari publike me rëndësi të vecantë. C’është e vërteta strategjia përmirësohet nga praktika. Lufta kibernetike në vendin tonë ushtrohet përditë.
Elementi i dytë përvec strategjisë dhe linjëzimit të saj, zbatimi kërkon një ndërveprim më të mirë mes dimensionit civil dhe ushtarak. I gjithë komponenti kibernetik është ushtarak. Para pak muajsh në vazhdën e mënyrës si operojnë vende si SHBA, apo europës veriore dhe lindore, dhe ato shpesh kanë reaguar përmes krijimin të komandave kibernetike. Po integrojmë kapacitetet kombëtare kur vjen puna te lufta kibernetike. Përballja me luftën kibernetike është një akt ushtarak.” u shpreh Vengu.