Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

6 months ago 3

Pas ndeshjeve të mbrëmshme (e martë) në play-off për të shkuar në Kampionatin Evropian, janë bërë të njohur të gjithë pjesëmarrësit e turneut kontinental “Gjermani 2024”.

Pjesëmarrëset e fundit të Euro 2024 në Gjermani janë përfaqësuesja e Gjeorgjisë, e cila mundi Greqinë pas penalltive, pastaj Ukraina, e cila pas një përmbysjeje mundi Islandën me rezultat 2-1 dhe Polonia, e cila gjithashtu mundi Uellsin pas penalltive dhe u kualifikua për në Gjermani.

Gjeorgjia do të luajë në grupin F në Euro 2024 së bashku me kombëtaret e Portugalisë, Turqisë dhe Çekisë.

Ukraina është vendosur në grupin E me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë dhe Polonia në grupin D me Holandën, Austrinë dhe Francën.

Poland, Ukraine and Georgia qualify for #EURO2024 through the play-offs ✅ pic.twitter.com/sZ6gMjZraO

— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) March 26, 2024

Grupi i vdekjes padyshim së është Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria, së bashku me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën.

Kampionati Evropian do të luhet nga 14 qershori deri më 14 korrik në Gjermani.

Grupi A: Gjermani, Skoci, Hungari, Zvicër

Grupi B: Spanjë, Kroaci, Itali, Shqipëri

Grupi C: Slloveni, Danimarkë, Serbi, Angli

Grupi D: Polonia, Holanda, Austria, Franca

Grupi E: Belgjikë, Sllovaki, Rumani, Ukrainë

Grupi F: Portugali, Gjeorgji, Turqi, Çeki

/Telegrafi/

Ready for EURO 2024! 🤩#EURO2024 pic.twitter.com/Fb7WEdgJff

— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) March 26, 2024

Read Entire Article