Konferenca e Kryetarëve/ “Nikolla ka një batalion me sekretarë që fshijnë edhe këpucët, por…”, deputetja Açka: Nuk më kanë njoftuar!

9 months ago 7

Ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Ashtu siç njoftoi dhe Kuvendi, mbledhja nisi në orën 12:00, ku do të shqyrtohet programi 15 janar-23 shkurt. E pranishme në mbledhje nga opozita është vetëm, Jorida Tabaku.

Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve në ambientet e Kuvendit, ku pritet të të shqyrtohet programi 15 janar-23 shkurt.

Në këtë mbledhje e pranishme nga opozita është vetëm deputetje Jorida Tabaku. Sakaq në një reagim në rrjetet sociale, deputetja demokrate Flutura Açka, ka deklaruar se ajo nuk është njoftuar për këtë mbledhje.

“Zonja Nikolla, Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka:

Konferencën e Kryetarëve. Kjo është e papranueshme, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare.

Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”, shprehet ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article