Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesat e opozitës, Bardhi: Shqiptarët paguajnë arratinë e Zotos dhe Mërtirit

1 year ago 23
Reklamë

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesat e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorëve dhe përfshirjen e Arben Ahmetajt.

“Vendosën të rrëzojnë të dyja kërkesat e opozitës. Fakti që paratë e shqiptarëve sigurojnë jetesën e dy mafiozëve në arrati. Unë e kuptoj vështirësinë që ka Edi Rama, për të dhënë shpjegime me debat për këtë çështje. Duhet interpelancë dhe mocioni me debat, sado siklet dhe hall të ketë Edi Rama dhe cilido tjetër nga maxhoranca do duhet të respektohet rregullorja. S’ka asnjë urgjencë për maxhorancën, këta çdo ditë marrin para të buxhetit të shtetit. Kryeministri do duhet të jepte shpjegime për të ndaluar ekzekutimin e këtyre kontratave. Do të zbatohet kushtetuta dhe rregullorja. Rrethi në të cilin kryetarja e ka futur veprimtarinë plenare është i rrezikshëm. E përsëris, shndërrimi i parlamentit nga mbrojtja e interesit të qytetarëve ë dyqan personal që financon arratinë e Mirel Mërtitit dhe Klodian Zotoss. Qeveria është qeveria e Klodian Zotos dhe Mirel Mëritit.”-tha Bardhi para kryesisë.

Lajmi në përditësim…

Top Channel

Read Entire Article