Konferenca ndërministrore me BE/ Drafti diskutohet në Komisionin e Integrimit në Kuvend

1 month ago 27

Është zhvilluar këtë të hënë mbledhja e Komisionit për Çështjet e Integrimit. Në mbledhje përfaqësues të opozitës, dy nga të gjithë anëtarët, Jorida Tabaku drejtuese e Komisionit dhe deputeti Edi Paloka dhanë qëndrimin e tyre duke theksuar se mbështesin procesin e integrimit për qytetarët, por shtuan se ka shumë çështje problematike.

Konferenca e dytë ndërqeveritare e Shqipërisë me BE do të mbahet me 15 tetor. Kuvendi do të duhet të miratojë draftin e pozicionit negociues.

“Si kryetare e komisionit të çështjeve europiane dhe si përfaqësuese e opozitës, duhet të sqaroj se PD është e vetëdijshme që sot ndodhemi larg një vendi me kushte të shpresuara. Ne mbështesim avancimin e Shqipërisë në procesin e Integrimit dhe do ta përfundojmë pa rënë pre e asnjë provokimi. Këtë proces e konsiderojmë si mënyrë e vetme për të transformuar vendin. Një hap më shumë drejt të BE duhet të shërbejë për ndërtimin e një demokracie. Por me keqardhje vëmë re se shumë kritere janë të paplotësuara. Një javë më parë kemi parë mungesën e vullnetit politik për një reformë zgjedhore konform të Këshillave të OSBE/ ODIHR. Respektimi i shtetit ligjor sot janë në rrezik. Për herë të parë Shqipëria ka cënuar shkeljen e msa, korrupsioni sistemi ndikon në mënyrat shumë të thellë të qeverisjes. Duhet te këtë një zgjidhje brenda 2024, jo në 2025 siç e gjykon mazhoranca. Balanca e pushteteve në rrezik. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar. Mandatet e deputetëve në Kuvend janë të barabarta dhe duhet të trajtohen si të tilla. Data e sotme për hapjen e negociatave duhet të ishte një dekadë më parë. Të gjithë bien dakord që kjo bisedë duhet të ishte zhvilluar në 10 vite më parë”, tha Tabaku, duke shtuar se opozita vazhdon të goditet politikisht.

Gazetarja Erneta Shevroja tha për ABC News, se opozita me shumë gjasë nuk do të jetë pjesë e Komisionit në momentin e miratimit. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse mbështetja do të jetë edhe me votë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi u kërkoi të mos pengojnë punimet e komisionit të Integrimit: “Të paktën në këtë komision të mos kemi marrje peng të mikrofonit”

Nga ana e saj Etilda Gjonaj Ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura.

“Deri në këtë pikë me këto rezultate na ka sjellë drejtësia dhe me drejtësinë nuk negociojmë ashtu siç nuk komentojmë asnjë vendim gjykate”, ka thënë

Read Entire Article