Konfirmohet: Messi do të përballet me Ronaldon për herë të fundit

10 months ago 9

Lionel Messi do të luajë kundër Cristiano Ronaldos në një ndeshje të fundit para se të dy lojtarët legjendar të varin këpucët.

Ndeshja shumë milionëshe do të jetë ndërmjet Inter Miamit dhe Al Nassr në “Riyadh Season Cup” të planifikuar për në shkurt 2024.

Kjo ndeshje mes dy lojtarëve më ikonik të thuajse dy dekadave të fundit u konfirmua nga presidenti i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, Turki Al-Sheikh.

Football icons Lionel #Messi and Cristiano #Ronaldo are set to clash in #SaudiArabia in February 2024, potentially marking their final encounter, Turki Al-Sheikh, head of the Kingdom’s General Entertainment Authority, announces.https://t.co/VNh2uhqDfc

— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) November 21, 2023

Al-Sheikh e ka cilësuar këtë ndeshje si “kërcimi i fundit e madhështisë së futbollit!”.

Hera e fundit që Cristiano dhe Leo u takuan në fushë ishte në një miqësore mes PSG dhe Al Nassr. Parisienët fituan 5-4 në atë miqësore.

🏆 Inter Miami, Al Nassr y Al Hilal participarán en la Riyadh Season Cup en febrero de 2024

⚔️ Un último duelo entre Leo Messi y Cristiano Ronaldo

📋 Este es el comunicado que ha publicado Turki Al-Sheikh https://t.co/F8cBijtJgY

— MARCA (@marca) November 21, 2023

Rivaliteti mes të dy lojtarëve tani është në fund me Messin që e përfundon karrierën e tij me tetë Topa të Artë dhe një trofe të Kupës së Botës.

Megjithatë, edhe Ronaldo meriton respektin e tij, pasi ka fituar pesë Topa të Artë dhe po aq Liga të Kampionëve në karrierë. /Telegrafi/

Read Entire Article