Konflikti në Lindjen e Mesme, Rama: E vetmja rrugë zgjidhja me dy shtete, por…

8 months ago 24
19:37 15/02/2024

Përshkallëzimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit dhe përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë një zgjidhje konfliktit ishte interesi i gazetarëve amerikanë në konferencën e përbashkët për shtyp që u mbajt në Tiranë mes sekretarit të shtetit, Antony Blinken dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ky i fundit, u pyet specifikisht për këtë çështje nga gazetari i CNN, Alex Marquardt nëse është e mundur një zgjidhje me dy shtete dhe sesi mund të arrihet kjo e fundit.

Alex Marquardt, CNN: Në 1988 Shqipëria ka njohur Palestinën dhe zyra e Benjamin Netanjahut u shpreh sot më herët që nuk është koha për të folur tashmë për dhurata për palestinezët. Mendoni që është e mundur një zgjidhje me dy shtete, me qeverinë aktuale izraelite dhe nuk e di sesa e mundur është si për ju, si për SHBA, si mendoni se mund të arrihet?

Edi Rama: Në këndvështrimin tim modest është në fakt aspekti më i vështirë politik për t’u trajtuar. Dhe për t’ju përgjigjur drejtpërdrejtë pyetjes; Kohë më parë, Shqipëria e ka njohur Palestinën dhe për t’ju dhënë pak kontekst, Shqipëria ka qenë diktaturë komuniste dhe diktatori ynë ishte një prej miqve, aleatëve më të ngushtë të organizatës për çlirimin e Palestinës dhe organizatës së Jaser Arafatit. Nga ana tjetër regjimi ynë ishte kundër, shumë kundër 3 djajve, SHBA, Bashkimit Sovjetik dhe Izraelit. Kështu që me fjalë të tjera, imperializmit amerikan, social-imperializmit sovjet dhe pastaj judaizmit izraelit. Por nga ana tjetër ky është i vetmi vend në Europë që ka pasur më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore, sesa përpara saj dhe i vetmi vend ku hebrenjtë nuk u larguan, por erdhën për t’u mbrojtur. Dhe siç është e shfaqur kaq qartë është një vend ku nazistët, nuk ia dolën që të kapnin apo t’ju dorëzohej asnjë hebre. Ky është konteksti. Sigurisht situata është tragjike, sepse nga njëra anë Izraeli ka të drejtën e vet legjitime për t’u vetëmbrojtur. Nga ana tjetër shkatërrimi dhe humbja e jetës nga ana e palestinezëve janë shumë më tepër, janë shumë më shumë sesa mund të pranohet një përshkallëzim i mëtejshëm. Problemi me përshkallëzimin është se nuk është një veprim i cili në fund, në vetvete do të shkatërrojë Hamasin, apo do të fshijë çdo formë Hamasi që mund të çelë a të rritet nga rrënojat. Sigurisht e vetmja rruga është zgjidhja me dy shtete. Por në mendimin tim modest në këto situata ka shumë gjëra që duhet të ndodhin në të njëjtin kohë, jo vetëm një. Sepse nëse ne parashikojmë në një të vetme këtë zgjidhe me dy shtete si e vetmja gjë, atëherë kush do të jetë e palestinezëve. Reformimi kësisoj i politikës palestineze, nevoja për një organizëm që do të përfaqësonte të gjithë shoqërinë palestineze e do të ishte një bashkëbiseduese e besueshme për të gjitha palët e përfshira nga njëra anë. E nga ana tjetër përfshirja e drejtpërdrejtë e vendeve arabe që janë më të interesuara  dhe në të njëjtën kohë edhe potencialisht më të ekspozuara nga shkallëzimi i këtij konflikti për të krijuar një forcë të përbashkët që së bashku me Turqinë dhe me disa garanci të SHBA, do të sigurohet që ai që mund të jetë shtet palestinez, nuk do të shihesh sërish si kërcënim për Izraelin. Të gjitha këto, pa lirimin e pengjeve tingëllojnë krejt të pagjasa./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article