Kontratat ‘faraonike’ të NBA, 1.8 mld dollarë akorde në 4 ditë

1 year ago 37
Reklamë
19:20 05/07/2023

Periudha e negociatave në merkaton e NBA filloi më 1 Korrik në NBA dhe megjithëse marrëveshjet e reja për transferime ose zgjatje kontratash nuk do të nënshkruhen zyrtarisht deri më 6 Korrik, akorde verbale janë mbyllur me vlerë miliona dollarë.

Në katër ditët e para, ka pasur lëvizje të shumta, por disa prej tyre janë të denja për të hyrë në historinë e NBA.

Vetëm në 10 zgjatje kontratash dhe një rinovim janë shpenzuar 1,815 miliardë dollarë. Një ndikim në këtë shifër ka pasur shtimi i limitit për rrogat e basketbollistëve për sezonin 2023/2024.

Deri më tani, 4 lojtarë që nuk e kanë stautsin e yllit në parket kanë siguruar kontrata faraonike.

Anthony Edwards do të përfitojë 260 mln dollarë në 5 vite te Timbewolves.

Edhe Lamelo Ball rinivoi me Hornets për pesë sezone me vlerë 260 mln dollarë, shifra maksimale e lejuar nga NBA. Lojtarët po përfitojnë shfira të jashtëzakonshme, ndërsa legjenda e NBA Majkëll Xhordan në 15 vite karrierë përfitoi 94 mln dollarë, tre herë më pak se sa nxënësi i tij.

Kontratë të majme ka marrë edhe Tirese Hellibwerton, që zgjati kontratën me Pejsërs me pesë vite me vlerë 260 mln dollarë.  Ndërsa Desmond Bejn në pesë vitet e ardhshme me Grizllis do të paguhet 207 mln dollarë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article