Kontrolle në burgun e Peqinit, gjenden lëndë narkotike në qelitë e të burgosurve, detajet

8 months ago 8

Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më
poshtë:
Më datë 27.02.2023, rreth orës 15:00 , në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin
(IEVP Peqin), është ushtruar kontroll në dhomën nr. 4, sektori 2, kati i parë, Godina B. Gjatë
ushtrimit të kontrollit të dhomës është gjetur një sasi materiali bimor i thatë, që për nga aroma dhe
karakteristikat dyshohej se ngjasonte me lëndë narkotike e llojit canabis sativa. Prokuroria pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me Urdhrin “Për regjistrimin
e procedimit penal”, ka regjistruar procedimin penal datë 06.03.2023, që lidhet me veprat penale
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin
e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 të Kodit Penal.
Me Urdhrin datë 20.12.2023 Prokurori i çështjes, ka proceduar edhe me regjistrimin e veprës
penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe me shënimin e emrit
të personave të cilëve u atribuohet vepra penale, ndaj personit nën hetim M. K, i dyshuar për
veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal, ndaj personit nën
hetim P. G, i dyshuar si autor i veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja
ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”,
parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i K. Penal, si dhe ndaj shtetasit H.R, si i dyshuar si autor
i veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të
ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 283/2
dhe 324/a/2 i K.Penal
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka zhvilluar gjykimin lidhur
me caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me
iniciale M. K, si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën
hetim shtetasit me iniciale P.G, të dyshuar për veprat e sipërcituara.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 911, datë
23.12.2023, ka vendosur:
1. Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit
të Përgjithshëm Elbasan.
2.Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, në mungesë, ndaj personit nën
hetim M. K, me detyrë- ish shefi i policisë në IEVP Peqin, aktualisht me detyrë shef policie në
IEVP Drenovë, i dyshuar autor i veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248
i Kodit Penal.
3.Urdhërohet personi nën hetim M.K të mos largohet nga banesa e tij ………..
4. Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, në mungesë, ndaj personin nën
hetim P. G, i dënua, aktualisht i akomoduar në IEVP Drenovë, i dyshuar si autor i veprave penale
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin
e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i K.Penal.
5. Urdhërohet mbajtja në paraburgim e personit nën hetim P.G.
Në vijim, pas zbatimit të masave të mësipërme, u zhvillua gjykimi për verifikimin e kushteve dhe
kritereve, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr.927,
datë 29.12.2023, ka vendosur:
1. Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit
të Përgjithshëm Elbasan.
2.Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendimin
nr.911, datë 23.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan
për personin nën hetim M. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”,
parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal me: i) masën shtrënguese të sigurimit “Detyrimi për t’u
paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale; dhe ii) masën ndaluese
të sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i
K.Pr.Penale, duke i ndaluar personit nën hetim që të ushtrojë detyrën për një periudhë kohore prej
3 (tre) muaj nga data e shpalljes së këtij vendimi.
3. Detyrohet personi nën hetim, M.K, të paraqitet pranë policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore
të Policisë Elbasan, çdo javë, në ditë të hënë, ora 10:00.
4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim M. K, nëse nuk mbahet i arrestuar, i
ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër apo procedim tjetër penal.
5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të caktuar me vendimin
nr.911, datë 23.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan
për personin nën hetim P. G, i dyshuar si autor i veprave penale “Prodhimi dhe shitja e
narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të
vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i K.Penal.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:
– Nga personi nën hetim me iniciale M. K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit revokimin e
masës së sigurimit dhe moscaktimin e asnjë mase sigurimi personal.
– Nga personi nën hetim me iniciale P.G, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit revokimin e
masës së sigurimit penal.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 24.01.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të
Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Dokollari, vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 927, datë 29.12.2023 dhe vendimit nr. 911, datë 23.12.2023 të Gjykatës
së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

VIJON…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article