Zbardhen detaje të reja në lidhje me kontrollin që Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe policia, me urdhër të SPAK, një ditë më parë kryen në farmacinë “Delta Farma”, por dhe në disa farmaci të tjera kryesisht të lokalizuara në Tiranë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se SPAK po heton për rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dyshimet për kontrollin e kompanive farmaceutike. BKH pas ‘Delta Pharma’ ka ushtruar kontrolle në banesat e aksionarëve dhe drejtuesve të kompanisë farmaceutike.
Mësohet se në këtë kompani rezulton aksionere gruaja e Ilir Beqaj, Adriana Beqaj. Sakaq, kontrollet në Delta Pharma kanë vijuar deti natën vonë, ndërsa ka pasur forca të shumta policore. Ilir Beqaj ka dyshime se kontrollon kompanitë indirekt dhe në kohën që ka qenë ministër ka dyshime për lidhje të kontratave klienteliste.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb