Konventa e Partisë së Lirisë, ka miratuar propozimin e Monika Kryemadhit për të futur në statutin e Partisë së Lirisë, që një pjesë e buxhetit të fushatës t’i kalojë grave që janë në listat për deputete.
Teksa Monika Kryemadhi propozoi që 30 % e buxhetit të fushatës t’i jepet grave, Konventa e votoi propozimin por me ndryshimin që të mos jetë 30% por 50%. Ndërsa propozimi tjetër i Monika Kryemadhit për konfliktin e interesit u rrëzuar nga delegatët e Konventës Kombëtare.
Pjesë nga diskutimi:
Haxhinasto: Kjo përqindje nuk ka pse të ngelet 30% kur kandidatet zonja në listat tona mund të jenë shumë më tepër se sa 30%.
Mënyra si e kemi formuluar që në shpërndarjen e fondeve zgjedhore të aplikohet parimi i barazisë gjinore të kemi një kuotë të caktuar për buxhetin që përdorin kandidatet zonja. (Monika Kryemadhi ndërhyn)
30% akomodohet në mënyrën se si e kemi formuluar ne, që do të thotë se zbatojmë parimin e plotë të barazisë gjinore.
Monika Kryemadhi: Jo zoti Haxhinasto mos gënjeni, Në statut nuk është e formuluar fare buxhetimi…. (Ndërhyn Ilir Meta)
Ilir Meta: Miniumi 50%
Monika Kryemadhi: Bravo (Duartrokasin)
Haxhinasto: Nuk thashë që një statut është përcaktuar një %, thashë që parimi i barazisë gjinore do të thotë që buxheti ndahet proporcionalisht me % e grave në listat e konkurrimit.
Meta ngrihet dhe shkon në podium
Ilir Meta: Mondi të lutem! Faleminderit shumë për propozimin.
30% është pak sepse kemi gra e vajza të mrekullueshme. Ta vendosim minimum 50%,
(Monika Kryemadhi duartroket dhe thotë ‘bravo”.
Ilir Meta: E keni parë ju piktori nxjerr duart para si 5 për të na kopjuar neve por nuk na arrin dot sepse marrim shpejtësi tjetër nga sot me këto votime statuore.
Monika Kryemadhi: Ja pse është lider Ilir Meta, sepse nuk ju lë të mos mbani premtimin që keni dhënë për gratë e vajzat, për buxhetimin 30% por ju jep atë që ju takon 50%. Ndaj është lider Ilir Meta., nuk është lider Ilir Meta për të bërë mashtrimin e radhës, e kemi në statut në faqen online ku keni 0 buxhetin për gratë. i konsideroni si të barabarta në buxhetimin vjetor jo të fushatave elektorale. Të jemi seriozë.
Janë qindra gra dhe vajza që kanë besuar tek Ilir Meta dhe PL, nuk kanë besuar tek paragrafët.
Haxhinasto: Faleminderit zonja Kryemadhi, besoj që referencën për mashtrim nuk e kishit për mua sepse nuk jam shquar ndonjëherë për të tillë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb