Korça po tkurret? 232 lindje më pak gjatë vitit 2023 krahasuar me shifrat e dy viteve më parë

9 months ago 19

Korça, referuar të dhënave nga Instat është gjendur me 726 banorë më pak gjatë vitit 2023.

Sipas sociologes Maria Dojce një ndër faktorët kryesorë që ka sjellë këtë rezultat negativ është emigracioni.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se këtë trend tashmë nuk e ndjekin vetëm të rinjtë, por edhe profesionistët, të cilët kanë më shume pritshmëri sa ju përket të ardhurave.

Punësimi dhe profesionet që nuk ofrohen në qarkun e Korçës kanë bërë që të rinjtë jo vetëm të emigrojnë por edhe të migrojnë brenda vendit.

Por edhe pa fenomenin e emigracionit serish popullsia në Korçë po shkon drejt pakësimit për shkak të rënies së lindjeve.

“Sipas statistikave në Maternitetin e Korçës gjatë vitit 2021 janë bërë 968 lindje ndërsa gjatë vitit 2023 janë bërë 736 lindje pra 232 lindje më pak”, pohon mjeku Mishel Papakozma.

Arsyet e këtij raporti negativ sipas mjekëve është se të rinjtë nuk po krijojnë familje në Shqipëri, por po largohen ne emigrim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article